Ilustrim

Policia ndalon të dyshuarin duke tentuar të kaloj ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi

Një person është ndaluar dje nga policia në Zubin Potok pasi i njëjti ka tentuar të kaloj ilegalisht kufirin.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Në njoftim thuhet se i dyshuari Serb ka tentuar të kaloj ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi, ndërsa një grup qytetarësh kanë bllokuar aksin rrugor duke penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në raportin e policisë nuk raportohet për persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.