Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Policia Ndalon Makinën që Lëvizte si në Gara Shpejtësie

Policia e Tiranës ka ndjekur një makinë të tipit Porche Panamera, shoferi i së cilës voziste si në gara shpejtësie.

Pas ndjekjes dhe ndalimit të kësaj makine në Zonën e Saukut, u konstatua se drejtuesi i saj ishte nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka pezulluar 18 leje të drejtimit të automjeteve, pasi ngasësit e tyre vozisnin nën ndikimin e alkoolit dhe ka arrestuar gjashtë shoferë që vozisnin në gjendje të dehur.

Tre shoferë nën ndikim alkooli, janë kapur vetëm në Rrugën “Selim Brahja” të Tiranës.