Foto: Ilustrim

Policia me apel për qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur - FOTO

Një grua 46 vjeçe, Bukurije (Hasan) Neziraj tash e tri ditë është shpallur e zhdukur nga autoritetet e shtetit.

Policia e Rajonit të Ferizajt, me anë të një njoftimi ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët , për gjetjen e 46 vjeçares nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.

E njëjta sipas policisë me datën 11.06.2021, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e saj.

Policia gjithashtu ka treguar edhe për dukjen e 46 vjeçares në mënyrë që nëse dikush e sheh, të arrij ta identifikoj dhe të lajmëroj organet e rendit.

“Ajo, ka flokë të zeza, sy të kafe, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollcë”, thuhet në njoftimin e policisë.