Policia mbyll një bastore në Vrellë

Policia ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtëve i është gjetur hapur një lokal e cila funksiononte si bastore sportive.

Arrestimi ka ndodhur në Vrellë dy natë më parë.

Sipas policisë njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit i cili nuk posedonte leje pune, ndërsa i dyshuari i dytë ishte punëtor në këtë lokal.

Inspektorët Komunal kanë konfiskuar pajisje elektronike dhe gjithashtu lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.