Policia mbyll një bastore në Istog

Është arrestuar një person pasi nga njësitë e Policisë lokali i tij bastore sportive është gjetur i hapur ku në të ka qenë një person duke punuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Istog në orën 21:20.

Policia njofton së i dyshuari ishte duke punuar pa licensë dhe leje të punës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Më tutje bëhet e ditur së lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.