Policia Mban Sekret Topat e Ujit

Për këtë tender Policia e Kosovës ka shpallur fitues operatorin ekonomik “Katana” dhe njoftimi për dhënie të kontratës është bërë publik me 14 shtator 2015.

Policia nuk është përgjigjur nëse është nënshkruar kjo kontratë me vlerë prej 1.428.960,00 € më 24 shtator, ashtu siç është paraparë në njoftimin publik në vebfaqen e Komisionit Rregulltiv të Prokurimit Publik (KRrPP).

Pyetjes së gazetarit të KALLXO.com se a i ka pranuar policia këto pajisje konform njoftimit për  dhënien e kontratës, zëdhënësi Baki Kelani i është përgjigjur me fjalët “Policia e Kosovës ka kapacitete logjistike dhe burime njerëzore të menaxhoje çfarëdolloj situate e cila mund të paraqitet, duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme dhe lirinë e lëvizjes”

Zëdhënësi Kelani në përgjigjet e tij me shkrim lidhur me protestën e paralajmëruar për të shtunën me 9 janar nga opozita, deklaroi se Policia e Kosovës me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Kosovës me kohë bën të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme duke hartuar plane konkrete operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke përfshirë: Sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërisë se ligjit. Shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës,” tha Kelani.

Opozita është duke kërkuar tërheqjen e qeverisë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit për asociacionin dhe demarkacionin, të nënshkruara në Bruksel e Vjenë, ndërsa nga 28 nëntori i vitit të kaluar ka mbajtur disa tubime.

http://kallxo.com/live-manifestimi-opozitar-i-28-nentorit/

Se a është nënshkruar kontrata me Policinë e Kosovës për furnizim me topa të ujit, nuk ka treguar as Agron Jusufi nga kompania fituese “Katana”.

Në një përgjigje të shkurtër përmes telefonit Jusufi ka thënë se “Për gjithçka drejtohuni te autoriteti kontraktues”.

Policia edhe gazin lotsjellës të nevojshëm për protesta e ka blerë nga firma “Katana”

Policia Blen Gazin Lotsjellës nga Firma e Themeluar nga Zyrtari i AAK-së

Ndryshe, pas protestave të dhunshme të janarit të vitit të kaluar, Rashit Qalaj, drejtor i Departamentit për Operacione në Policisë e Kosovës, në emisionin Jeta në Kosovë, kishte deklaruar se: “Policia ka bërë kërkesë  në qeveri për pajisje të veçanta shtesë”.

http://kallxo.com/policia-i-kerkon-qeverise-pajisje-te-vecanta-per-protesta/

Në protestat e janarit të vitit të kaluar kërkohej shkarkimi i ish-ministrit Jabllanoviq, pasi ai në atë kohë protestuesit kundër vizitës së pelegrinëve serbë në Gjakovë i quajti egërsira.

http://kallxo.com/live-nga-protesta/