Policia Largohet nga Fshati i Azem Sylës (VIDEO)
Njësitet e policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë larguar nga fshati Kishnarekë, pas aksionit të kërkimit të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga PDK, Azem Syla.
KALLXO.com sjell xhirime nga momenti kur veturat e policisë kanë filluar të largohen pas rreth tri orë qëndrimi dhe bastisjeje në shtëpinë e Sylës.
Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.
Në këtë aksion përpos shtëpisë së Sylës janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në mbarë vendin.
Në përgjithësi, burimet e EULEX-it kanë thënë s ebëhet fjalë për një grup prej 40 personash ndërsa në shënjestër për t’u bastisur janë 42 lokacione.