foto-ilustrim

Policia: Lajmet për Shkëmbim Zjarri në Kufi Dezinformata

Policia e Kosovës demantoi shkrimet se sot në mëngjes ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave të saj dhe Xhandarmërisë së Serbisë

Referuar informacionit te publikuar ne portalin “gazeta blic” se ne kufirin Kosove – Serbi, gjuhen me armë Xhandarmëria serbe dhe Policia e Kosovës, ju informojmë se nuk ka asnjë informacion zyrtar se ka ndodhur një rast i tille. Andaj lajmi i publikuar eshte veçse një dezinformacion i opinionit publik,” thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Kjo polici njofton se forcat e saj janë në kryerje të detyrës edhe në brezin kufitar.

Raportet mes Kosovës e Serbisë kohëve të fundit janë tensionuar, sidomos pasi një tren i nisur nga Beogradi të shtunën e kaluar me qëllimin që të udhëtojë deri në Mitrovicën Veriore nuk arriti në destinacionin e synuar, pasi autoritetet kosovare vendosën të mos e lejojnë të hyjë në territorin kosovar.

http://kallxo.com/treni-nuk-leviz-nga-rashka/