Policia kufitare sllovene ndalon 69 migrantë ilegalë, mes tyre një kosovar

Në zonat policore të Lublanës, Celjes, Novo Mestos dhe Koprit, 69 të huaj janë ndaluar derisa po kalonin ilegalisht kufirin mes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Tetë prej tyre kanë aplikuar për mbrojte ndërkombëtare, ata do t’u kthehen autoriteteve të Kroacisë.

Kohëve të fundit, rreth 100 migrantë të huaj janë ndaluar në ditë, raporton media sllovene Zurnal24.si.

Në zonën e Koper-it, 48 të huaj janë ndaluar derisa kalonin kufirin ilegalisht, ku 38 prej tyre ishin në Ilirska Bistrica, nëntë në Koper dhe një në Piran.

Mes tyre, ishin 31 palestinezë, tetë nga Banglandeshi, katër nga India, tre afganë, një nga Kosova dhe një nga Turqia.

Shtatë prej tyre, kërkuan që të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Slloveni dhe u vendosën në një qendër të azilit, derisa të tjerët do t’u kthehen autoriteteve kroate pasi të përfundojnë të gjitha procedurat.