Ilustrim

Policia kufitare ndalon serbin që hyri ilegalisht në Kosovë

Mbrëmjen e kaluar një veturë e cila drejtohej nga një person i komunitetit serb është ndaluar nga policia kufitare dhe KFOR-i.

Ndalimi i veturës ishte bërë në fshatin Bubë të Komunës së Zubin Potokut.

Policia kufitare gjatë patrullimit së bashku me KFOR-in Amerikan kanë ndaluar veturën e cila kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.