Foto-ilustrim. Njëra nga pikat kufitare

Policia kufitare ndaloi një serb me dokumente të falsifikuara

Policia njofton së në pikën kufitare kishte hyrë një serb i cili ka prezantuar patentë shofer të lëshuar nga shteti i Serbisë, por gjatë verifikimit dokumenti ka rezultuar se është i falsifikuar.

Siç njofton policia, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Falsifikim i dokumentit”.

Ndërsa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.