Policia Kufitare gjen 6 lopë e 5 viça në furgon

Policia e Kosovës ka ndaluar mbrëmë një furgon në fshatin kufitar Debellde të Vitisë.

Pas kontrollit, në furgon janë gjetur 6 lopë dhe 5 viça.

Vozitësi nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për këto kafshë,

Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me ngarkesën janë dërguar për procedim të mëtejmë në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, po trajtohet si kontrabandim me mallra.