Policia kontrollon Prokurorinë me qen pas kërcënimit me bombë - VIDEO

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë kontrolluar zonën ku është dhënë alarmi për mjete të dyshuara shpërthyese në afërsi të objekteve shtetërore, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë dhe Prokurorisë.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e momentit kur Policia ndërhynë në vendin e ngjarjes me njësinë e qenve ‘K9’.

 

Një telefonatë kërcënuese kanë pranuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, derisa anëtarët e tij ishin duke mbajtur mbledhje. Ata janë kërcënuar përmes telefonit me vendosje të një mjeti shpërthyes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ajshe Qorraj, zëdhënëse e KGjK-së.

“Derisa kemi qenë në mbledhje të Këshillit Gjyqësor kemi marrë një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes. Një telefonatë kërcënuese se ka një mjet shpërthyes në afërsi të objektit të KGJK-së”, ka thënë Qorraj.

Policia e Kosovës është alarmuar sot për vendosjen e një bombe në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Shkelzen Xhafa, komandant i Policisë në Prishtinë ka deklaruar se janë evakuuar banorët dhe personeli nga ndërtesat përreth perimetrit u dyshohet për mjetet shpërthyese.

“Rreth orës 10:30 stacioni policor qendra ka marrë një thirrje telefonike për dyshim të mundshëm për mjet eksploziv në dy ndërtesa në rrugën Luan Haradinaj. Kemi dalë në vendin e ngjarjes, kemi evakuuar gjithë personelin që ka qenë brenda dhe i kemi thirr gjitha njësitë relevante të cilat merren më këto raste të kërcënimeve”, ka thënë Xhafa.

https://kallxo.com/policia-evakuon-banoret-dhe-personelin-pas-alarmit-per-bombe/

.