Policia konfiskoi qindra kilogramë drogë për gjysmë viti
Mbi 680 kilogramë drogë të llojit marihuanë dhe të llojeve të ndryshme kanë konfiskuar nga ana e policisë vetëm në gjashtëmujorin e parë te këtij viti.
Gjithashtu gjatë këtij viti 613 raste janë iniciuar ndërsa 725 persona janë arrestuar. Këto shifra u bënë publike sot në një konferencë të policisë e cila tregoi sukseset e operacioneve kundër drogave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, dha statistika për arrestimet dhe konfiskimet.
“Policia me anë të disa operacioneve ka konfiskuar drogë, ka arrestuar disa persona dhe ka shpartalluar disa grupe që merreshin me drogë. Në vitin 2018, 1886 raste janë iniciuar, rreth 2000 persona janë arrestuar. Në vitin e kaluar rreth 980 kilogram marihuanë 20 kg heroinë janë konfiskuar.2019, 613 raste janë iniciuar, 725 persona janë arrestuar ndërsa mbi 600 kg drogë të konfiskuar”, tha Hoxha.
Florie Hajra, drejtoresha e departamentit kundër krimit të organizuar, përmendi disa nga aksionet e policisë të cilat kanë rezultuar me sukses.
“Në dy operacione njëri në Prishtinë njëri në Ferizaj janë arrestuar 7 persona dhe janë konfiskuar 136 kilogram narkotik të llojit marihuanë”, tha ajo.
Tutje shtoi se është realizuar një operacion policor në fshatin Lluzhan ku janë ndaluar tri vetura të dyshuara, në njërën nga veturat janë gjetur 81 kilogram narkotik. Po ashtu në lidhje me operacionin janë kontrolluar edhe tri lokacione tri shtëpi por në to nuk është gjetur asgjë. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar 3 persona dhe janë konfiskuar 81 kilogram narkotik të cilët kapin vlerën e 100 mijë kilogramëve. Në lidhje me këtë rast janë konfiskuar edhe tre vetura dhe pesë telefona.
Në rastin tjetër si vazhdimësi e një operacioni ura e gurit janë arrestuar nëntë persona, Janë konfiskuar 55 kilogram marihuanë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Vlera e marihuanës është rreth75 mijë euro. Për këtë rast janë konfiskuar gjashtë vetura, 1 armë, 11 telefona.
Lidhur me rezultatet dhe sukseset e kësaj drejtorie Hajra falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin.