Policia kërkon ndihmë për ta gjetur vajzën e zhdukur

Në maj të këtij viti, familja e 19 vjeçares Elma Morina nga Prizreni kanë njoftuar policinë se vajza e tyre është zhdukur.

Sipas njoftimit të policisë, me 11 maj në Stacionin Policor në Prizren familjarët kanë deklaruar se vajza e tyre është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhet.

Sipas familjareve të viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve të fundit nuk ka komunikim fare.

“Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur”, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së Elma Morinës.