Hetem Dedaj

Policia kërkon informacione për një person të zhdukur

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët se një person i quajtur Hetem Deda, 44 vjeçar, që nga 16 maji nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Podujevë.

“Ju njoftojmë  se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Hetem Dedaj