Policia jep detaje rreth aksidentit në të cilin u godit këmbësorja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit që ka ndodhur dje rreth orës 03:40 në Milloshevë, i cili po konsiderohet si vrasje në tentativeë.

Në këtë aksident nga një veturë është goditur një person i gjinisë femërore.

Policia njofton se janë  arrestuar vozitësi dhe pasagjeri  i veturës.

Viktima e këtij aksidenti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Viktima në QKUK është identifikuar nga prindi (babai) i saj.

Me vendim të Prokurorit, dy  të dyshuarit pas intervistimit  dërgohen  në qendrën e  mbajtjes, për pocedura të mëtejme.

KALLXO.com raportoi dje për këtë rast të rëndë.

https://kallxo.com/kembesorja-goditet-nga-vetura-ne-fshatin-millosheve/

Ndërsa, kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO.com se ka dyshime se aksidenti mund të jetë i qëllimshëm.

https://kallxo.com/dyshime-per-vrasje-ne-tentative-per-kembesoren-e-aksidetuar-ne-millosheve/

www.kallxo.com