Ilustrim nga festivali i "Beerfest" viteve te kaluara, Foto: KALLXO.com
Policia jep detaje për plagosjen në Festivalin e Birrës
08.7.2019 - 11:55
Policia ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku një person është therur me thikë ndërsa një tjetër është gërvishtur.
Sipas policisë, viktima është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur, ku si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Po ashtu, dëshmitari i këtij rasti, duke tentuar që të mbrojë viktimë është gërvishtur në dorë aksidentalisht.
Policia ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.