Policia te shkolla '7 marsi'. FOTO: KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen e mësueses në Prishtinë

Një mësuese në Prishtinë dyshohet se është plagosur nga një grua sot në shkollën ‘7 marsi’.

Policia ka treguar se viktima ka inicialet V.P dhe është 49 vjeçe.

Ajo sipas policisë ka marrë plagë nga thika dhe e njëjta  menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar B.D, një grua 38 vjeçare, të cilës i është konfiskuar thika.

Pak më parë KALLXO.com ka raportuar për dyshimet se autore e plagosjes ka qenë një prind i kësaj shkolle.

https://kallxo.com/plagoset-mesuesja-ne-shkollen-e-prishtines/