Policia jep detaje për aksidentin ku vetura theu muret e shtëpisë (FOTO)

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Vragoli, ka ndodhur një vetaksident, nga i cili kanë mbetur të lënduar vozitësi i automjetit dhe një pasagjer.

Gjatë këtij vetaksidenti, një automjet ka goditur murin e një oborri pastaj edhe të një shtëpie.

“Ju konfirmoj se sot me datë 09.06.2019, në orët e hershme të mëngjesit , rreth ores 03:40, ne rrugën Pejë-Prishtinë në Vragoli, është shkaktuar një vetaksident (trafiku), ku një automjet ka goditur murin e një oborri pastaj edhe të një shtëpie, me ç’rast janë lënduar vozitësi dhe një pasagjer, si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, njësitë kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e autostradave iu kanë përgjigjur rastit për ndërmarrjen e veprimeve ligjore.

Policia e Kosovës apelon tek te gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji mbi trafikun, ne veçanti t’iu përmbahen shenjave për kufizimin e shpejtësisë sepse vetëm në pesë-mujorin e parë të këtij viti ( janar-maj 2019) 35 persona kanë humbur jetën nëpër rrugët e vendit.

“Megjithatë njësitet policore janë aktive neper te gjitha rrugët lokale, rajonale dhe autostrada dhe do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj të gjithë atyre qe bien ndesh me rregullat ne trafik”, ka thënë për Kallxo.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Më poshtë gjeni fotografitë e këtij vetaksidenti të cilat i ka siguruar Kallxo.com.

 

Më herët gjatë ditës, Kallxo.com ka raportuar në lidhje me këtë aksident në fshatin Vragoli.

https://kallxo.com/foto-shpejtesia-e-madhe-vetura-thyen-muret-dhe-perfundon-brenda-shtepise/

.