Policia jep detaje për aksidentin ku u lëndua një motoçiklist

Një aksidnet trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:20, në udhëkryqin Fehmi Lladrovci dhe Agim Ramadani në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com raportoj më herë për aksidentin ku ishte përfshirë një motoçiklist.