Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi aksidentin që ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, ku ka mbetur e lënduar rëndë një këmbësore pasi është goditur nga një veturë.

“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, dhe një këmbësori në lëvizje viktima femër K/Shqiptare. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë, rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendimin e prokurorit, vozitësi i dyshuar pas shoqërimit dhe intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

https://kallxo.com/kembesorja-goditet-nga-vetura-ne-fushe-kosove-dergohet-ne-gjendje-te-rende-ne-qkuk/