Policia jep detaje nga aksidenti në Komoran

Një aksident me një të lënduar ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë më saktësisht në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar se dy vetura janë përfshirë në aksident.

”Fatmirësisht nuk kemi aksident të rëndë, një person është lënduar por ka marrë trajtim menjëherë. Deri më tani këto informacione i kemi. Njësitet e policisë të trafikut dhe autostradave janë në vendin e ngjarjes”, tha Hoxha.

KALLXO.com raportoi për aksidentin ku me anë të fotografive shihej se dy veturat e përfshira kishin pësuar dëme materiale.

Njëra nga veturat ishte rrokullisur në livadh.

https://kallxo.com/pamje-te-renda-nga-aksidenti-ne-komoran-vetura-rrokulliset-ne-livadh-foto/

.