Shaip Havolli, Policia e Kosovës

Policia Godet Uzurpatorët në Dukagjin

 

Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë në Pejë e Deçan për lirimin e pronave të uzurpuara të AKP-së.

KALLXO.com mëson se cak i aksionit të sotëm janë disa objekte dhe 285 hektarë tokë të cilat ishin privatizuar në vitin 2008.

Lajmi për zhvillimin e aksionit është konfirmuar nga Major Shaip Havolli nga drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike të policisë.

“Aksioni është pjesë e veprimeve të vazhdueshme të policies, prokurorisë dhe gjykatës për lirimin e pronave të uzurpuara”, ka thënë Havolli.

Eprori i krimeve ekonomike është zotuar se aksionet do vazhdojnë edhe në të ardhmen deri në largimin e të gjithë uzurpatorëve të pronave shoqërore dhe atyre të privatizuara.

Havolli ka dhënë bilancin e aksioneve të cilat nisën para disa javësh.

“Deri më tani kemi liruar 154 prona shoqërore të uzurpuara ndërsa pas nisjes së aksionit 203 të apostrofuar si uzurpatorë kanë nënshkruar kontrata për qira me AKP-në”, ka thënë Havolli.