Policia gjobit afro 1.000 shoferë

Policia e Kosovës ka shqiptur rreth 1 mijë tiketa për kundërvatje të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit.

Në raportin e policisë thuhet se në 24 orët e fundit kanë nodhur edhe 41 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 16 me lëndime trupore si dhe 24 kanë kaluar pa persona të lënduar.

KALLXO.com ka raportuar para disa jave për metodën e re të policisë për shqiptimin e gjobave.

Me 10 qershor, Njësiti  Rajonal i Trafikut Rrugor në Prishtinë ka filluar të zbatoj një plan operativ për kundërvajtësit të cilët parkojnë veturat e tyre në vende të ndaluara për parking.

Sipas policisë, kjo metodë është ndërmarrë duke pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të kundërvajtësve të cilët parkojnë veturat e tyre në mënyrë ilegale.