Ilustrim: Kallxo.com

Policia gjen drogë në helmetën e motoristit

Policia në Prishtinë ka gjetur drogë në helmetën e një motoristi.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 16:00, policia ka ndaluar të dyshuarin, i cili ishte me një skuter.

Gjatë kontrollit të policisë, në helmetën e të dyshuari ëshë gjetur dhe konifkuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.