Ilustrim

Policia gjen armë pa leje në Klinë

Policia e Kosovës ka arretuar një person dje në Klinë rreth orës 01:00 pas mesnate, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur disa armë pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij, në një çantë i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë, një karikator dhe 5(pesë) copë fishekë”, bënë të ditur policia.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti , ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.