Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Policia e Shtetit arreston dy persona për vjedhje

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në Lezhë.

Sipas policisë, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke tëntuar të vjedhin një banesë.

‘’Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar’’, njofton policía.

Të dyshuarit B.M, 42 vjeç, dhe E.M, 17 vjeç, banues në Kurbin janë kapuar në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të viktimës N.K në Shëngjin.

Në cilësi të provave matoeriale janë sekuestruar paisjet shtëpiake një frigorifer, një tavolinë, një karrike, një lavatriçe dhe pajisje të tjera shtëpiake.

Policia ka njoftuar se të arrestuatrit janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura me 27 shtator, ky dyshohet të kenë vjedhur një market në Lezhë dhe me datën 9 tetor dyshohet të kenë vjedhur  dyqanin e elektroshtëpiakëve në  në Lezhë.