Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Policia e Shqipërisë arreston të kërkuarin e dënuar me 10 vite burg

Një i dënuar me dhjetë vite burg është arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

Me anë të një njoftimi Policia e Shtetit të Shqipërisë ka thënë se 38 vjeçari me inicialet F. I ishte i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

I njëjti sipas policisë ishte i shpallur në kërkim.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.