Ilustrim

Policia e Prizrenit intervenon në ahengje familjare, sekuestron dy armë

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë të përdorura dje në dy ahengje familjare.

Policia ka njoftuar se në rastin e parë në Komunën e Suharekës, në fshatin Studeqan, pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestroj dy armë zjarri.

Sipas policisë, arma e sekuestruar është e tipit kallashnikov me një karikator të  zbrazur.

Ndërsa, në rastin e dytë policia ka njoftuar se ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krim-teknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka bërë apel që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja.