Policia e Kosovës vihet në kërkim të të ftuarit nga Gjykata Speciale

Remzi Shala i njohur si ‘Molla e Kuqe’ mungoi sot në seancën e paraparë të mbahej në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreht vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998.

Mungesa e tij e shtyri trupin gjykues që lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë për seancën e ardhshme.

Shala në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë dhe që nga ajo kohë ka humbur çdo kontakt nga avokati i tij.

https://kallxo.com/nje-tjeter-komandant-i-uck-se-thirret-nga-gjykata-speciale/

Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e vitit 1998 të Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Akuza Ndaj ish Ushtarit të UÇK-së

Seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Prizren dështoi pasi që edhe avokatët janë në bojkot të përgjithshëm, por nuk kishte as kushte ligjore për vazhdimin e seancës pa prezencën e të akuzuarit Remzi Shala, raporton kallxo.com.

Kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi konstatoi se meqenëse i akuzuari nuk është paraqitur në seancë edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Në këtë mënyrë trupi gjykues i përbërë edhe nga gjyqtarët Fatmir Krasniqi dhe Luan Berisha, thanë se do të të lëshojnë fillimisht urdhër për sjellje me dhunë nga ana e Policisë.

E në rast se as Policia e Kosovës nuk arrin që të dyshuarin ta sjellë në seancë, atëherë trupi gjykues do të lëshojë urdhërarrest të hapur që do të thotë që i dyshuari do të arrestohet kudo që të shfaqet, dhe nuk do të mund të lëvizë jashtë kufijve të Kosovës.

Nga seanca e sotme e gjykimit të Remzi Shalës. Foto: Kallxo.com

Anëtari i trupit gjykues Luan Berisha i sqaroi përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokat Asdren Hoxha, që caktimi i paraburgimit në këtë fazë nuk është i paraparë sipas ligjeve në fuqi, dhe se fillimisht duhet të lëshohet urdhërarrest për kapjen e të akuzuarit, e pastaj nëse ekzistojnë kushtet ligjore mund të caktohet paraburgimi, në mënyrë që gjykimi të vazhdojë pa pengesa.

Natal Bullakaj, avoakti i Remzi Shalës, tha për KALLXO.com se që nga dita e sotme i ai do ta tërheqë autorizimin për të mbrojturin Remzi Shala, pasiqë i akuzuari “nuk është treguar korrekt”.

Bullakaj tha se përkundër paralajmërimit, Remzi Shala ka ikur dhe nuk është lajmëruar që nga ditët kur ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Remzi Shala që gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe” në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” kishte mohuar se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

https://kallxo.com/remzi-shala-skam-lidhje-rastin-e-haxhi-perteshit/

Nga seancat e kaluara kallxo.com ekskluzivisht ka raportuar për rastin në fjalë rrëfimet e dëshmitarëve.

https://kallxo.com/deshmitari-fshati-ia-ktheu-plumba-buken-haxhi-perteshit/