Policia e Kosovës trajnohet nga FBI

Policia e Kosovës vazhdon të bashkëpunojë me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, prioritet i tyre mbetet intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse nga parteri amerikan ICITAP-i, përmes të cilëve nga FBI-ja, është realizuar kursi trajnues “Negocimi në Situata të Krizës”, i cili ka zgjatur një javë dhe kanë marrë pjesë 25 anëtarë të Policisë së Kosovës.

“Nga këta pjesëmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane.”, thuhet në njoftim.

Tutje Policia e Kosovës ka deklaruar se menaxhmenti i lartë i policisë dhe personelin ekzekutiv komandues, kanë qenë pjesëmarrës të një ligjërate në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.

25 pjesëmarrësit kanë kryer ushtrime klasore dhe në terren, në trajnimin e mbajtur nga ekipi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në SHBA.

“Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe zyrtarë të lartë të ICITAP-it, kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse.”, është shkruar në njoftim.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës