Policia e Kosovës shpall një person në kërkim nga Istogu

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen  dhe arrestimin e Dukagjin Ademaj nga fshati Lubovë i komunës së Istogut.

Ademaj është i kërkuar për 2 raste për vjedhje të rëndë dhe 2 raste tjera për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesen e Policisë.

I dyshuari po kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë dhe Gjykata Themelore – dega në Istog.