Policia e Kosovës paguan policët për orët shtesë

Në mbledhjen e muajit tetor, Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.6 milionë euro për kompensimin e orëve shtesë të zyrtarëve policorë.

“Kërkoj që të ndërmerren veprimet e nevojshme që zyrtarët policor te kompensohen me pagesë shtesë për orët shtesë. Kjo kap vlerën 2.6 milionë euro. Mjetet financiare ndahen nga ministria e Financave. Kjo është më se e nevojshme, që shteti mos me i mbet borxh policit të vet. Një shtet që s’mund ta paguajë policin e vet, ma mirë le ta mbyllë gojën. Ne e dimë që kjo është shumë e madhe, mirëpo është e nevojshme” kishte thënë Haradinaj.

Një pjesë e orëve shtesë u janë paguar zyrtarëve policor së bashku me pagat e muajit nëntor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Hamdi Hyseni, Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse në Policinë e Kosovës,

“E kemi bërë pagesën për punën jashtë orari për mjetet të cilat i kemi pasur në dispozicion në vlerë 2.6 milion euro”, ka thënë Hyseni në një konferencë për media.

KALLXO.com ka transpetuar live konferencën e policisë: