Policia e Kosovës organizon tryezën për Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policin e Kosovës për  nderë të Ditës Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temën “Ndërtimi i urave”.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo tryezë është organizuar me qëllimit që t’i mundësohet komunitetit përkatës të adresojë çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe mënyrat se si duhet kanalizuar problematikat për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell trafikimi me qenie njerëzore.

“Policia e Kosovës këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyra e Sekretariatit të Strategjive, po ashtu në MPB, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë në Policinë e Kosovës, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, Vrojtuesit e Lagjes,  dhe Komitetet Lokale për Siguri Publike.