Policia e Kosovës nënshkruan protokoll për forcimin e rolit të gruas në polici

Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar  në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë kanë nënshkruar sot një  protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.

Policia ka njoftuar se ky protokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse.

Në njoftimin e policisë thuhet se me nënshkrimin e këtij protokolli, dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve të tyre.