Qitja me armë nga Policia e Kosoves Foto: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës në gara ndërkombëtare për gjuajtje me armë

Policia e Kosovës po merr pjesë në garën “Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordan – Amman King Abdullah Special Operations Training Center”

Kjo është hera e dytë që Policia e Kosovës merrë pjesë në këtë garë , ku janë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota.

Në këtë garë përfaqësuese e Policisë së Kosovës është NJSI – Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e ranguar në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, përderisa e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta.

Garat në këtë organizim mbahen për qitje me armë në lëvizje, qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake, marshime me pesha dhe armatim, Snajpim Urban dhe Rural, Vëzhgim dhe Vrojtim, Neutralizim selektiv, taktika intervenuese nga vetura si dhe intervenime në objekte dhe mjete transporti.

 

 

.