ARKIV - Rashit Qalaj, Policia e Kosovës. Foto: Kallxo.com

Policia e Kosovës me Drejtor të ri

Kryeministri i Kosovës e ka emëruar Rashit Qalajn në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Pavarësisht se nuk kërkohet votim nga kabineti qeveritar, kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme, i ftoi anëtarët e kabinetit për një votim formal. Votimi tregoi tri abstenime në këtë propozim.

Qalaj, i cili deri tani ka qenë Zëvendës Drejtor i Policisë për operativë, do ta trashëgojë postin të cilin që nga viti 2011 e ka mbajtur Shpend Maxhuni.

Ky i fundit, muaj më parë është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

https://kallxo.com/kryeministri-ende-se-ka-emeruar-drejtorin-e-policise-se-kosoves/