Ilustrim

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e zyrtarit të Bankës Qendrore

KALLXO.com ka raportuar para rreth një ore për arrestimin e Agron Ramadanit, Shef i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës.

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Agron Ramadanit.

Sipas policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar të dyshuarin nën dyshimin për veprat penale falsifikim të dokumenteve dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme.

Policia tutje ka sqaruar se Ramadani dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomë të falsifikuar universitare për t’i siguruar vetës pozita udhëheqëse.

Për të dyshuarin, policia ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

KALLXO.com ka raportuar për arrestimin e Agron Ramadanit.

https://kallxo.com/arrestohet-nje-zyrtar-i-bankes-qendrore/