ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Policia e Kosovës fton kandidatët për test psikologjik

Polica e Kosovës përmes njoftimit ka ftuar kandidatët nga konkursi për kadetët e rijnë që t`i nënshtrohen testimit psikologjik.

Sipas njoftimit të policisë, kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:30 në Klinikën e autorizuar të Policisë së Kosovës ”Aloka”, e cila gjendet në Veternik.

Polici ka njoftuar kandidatët se me vete në ditën e testimit duhet të kenë letërnjoftim ose pasaportë valide, dhe një laps kimik. Poashtu, në po të njëjtët ditë, kandidatët të cilët do të përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes se kontrollimit mjekësor.

Më poshtë mund të gjeni linkun për shkarkimin e plotë të listës së kandidatëve:

LINK

Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e kadetëve të rinjë me datë 10 maj 2018.