Foto: Kallxo.com

Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë, operacion kundër pastrimit të parave

Policia gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një operacion në disa lokacione për pastrim parash.

Operacioni i është zhvilluar nga ana e Krimeve Ekonomike  në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe policinë gjermane.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikëqyrje nga një prokuror special vendas dhe një prokuror gjerman, i cili operacion ka për qellim gjetjen e dëshmive me qellim te vërtetimit te veprës penale që ndërlidhet me “Pastrim të parave””, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se operacioni i referohet zbatimit të urdhërese së lëshuar nga gjykata kompetente për kontroll dhe bastisje në gjashte, lokacione në dy qytete, në Prishtine dhe Ferizaj.