
VIDEO Policia e Kosovës Arreston një Kundërshtar të Daçiqit
10.4.2016 - 15:55
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një qytetar të komunitetit serb në Graçanicë pak para se këtu të vinte lideri i Partisë Socialiste Serbe (SPS), Ivica Daçiq.
Arrestimi ka ndodhur pasi personi në fjalë ka shpalosur një parullë me përmbajtje kundër Daçiqit.
Në parullën e shpalosur nga ballkoni i një ndërtese shkruan: “Nuk kemi Miljacka, kurse valixhen e keni marrë“.
Sipas gazetarit të KALLXO.com, parulla është shpalosur para vendit ku ishin mbledhur qindra përkrahës të SPS-së, para Manastirit të Graçanicës.
KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje zyrtare për arsyen e arrestimit por ende nuk kemi përgjigje.