Protesta e SKV-së | Foto: KALLXO.com

Policia e Konfirmon Arrestimin e 6 Personave në Festën e SKV-së

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona natën e mbrëmshme për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike kur po mbahej një manifestim, që sipas Policisë ka qenë i paparalajmëruar.

Policia thotë se fillimisht ua ka tërhequr vërejtjen që të festojnë në mënyrë të qetë, por ata përsëri kanë vazhduar në të njëjtën mënyrë.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes për të dytën herë , policia dhe prokurori kujdestar, janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga disa persona të dyshuar. Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të disa personave, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore. Gjatë intervenimit policor  tetë zyrtarë policorë kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i duhur mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, 6 të arrestuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar ndalimi policor dhe ndaj tyre  është iniciuar rasti sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të arrestuarit janë:

▪ E. Sh,  mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

▪ K. M,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

▪ P. D,  mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

▪ J. Sh,  mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

▪ K. M,  mashkull, 24vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

▪ H. Sh,  mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Organizata studentore, Studim, Kritikë, Veprim pak më parë ka mbajtur një konferencë për media para stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

http://kallxo.com/proteste-dhe-konference-e-skv-se-para-stacionit-qendra/