Policia e Dërgon Albin Kurtin në Gjykatë

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë shoqëruar sot në mëngjes deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga banesa e tij për ta dërguar në Pallatin e Drejtësisë.

Shoqërimi i Kurtit është kryer pasi Gjykata Themelore e Prishtinës më 15.02.2016 kishte lëshuar një urdhër për sjellje me detyrim pak orë pasi Kurti nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore ku të akuzuar janë edhe deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli.

Që të katër deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës të sesionit vjeshtor të vitit të kaluar.

KALLXO.com ka xhiruar momentin kur Kurti është shoqëruar nga pjesëtarët e policisë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe dy police femra.

I pyetur nga KALLXO.com për pritjet e tij nga procesi i sotëm gjyqësor Kurti është shprehur shkurt se pret “vazhdimin e punës së policisë”.

KALLXO.com pas pak do sjellë pamjet ekskluzive të shoqërimit të Kurtit në formatin KALLXO 360.

kurti1

kurti2 kurti3 [interaction id=”56cc1240e5be274a1fdceb56″]