Policia dhe Krimi Gjatë Vitit 2015

Në edicionin e së premtes, emisioni ”Drejtësia në Kosovë” solli detajet e dhjetëra aksioneve të policisë së Kosovës të filmuara gjatë vitit 2015.

Emisioni solli detaje nga aksionet më të mëdha antidrogë, antikontrabandë, aksionet antifajde, e po ashtu reportazhet nga reagimi i policisë pas dy vrasjeve bujshme në vend-asaj në “Albi Mall” dhe në Prizren.  Reportazhi sjell rrëfimet e policëve të vënë në ballë të luftës kundër krimit të organizuar dhe

Në vitin problematik me 272 protesta të menaxhuara nga Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë 12.224 persona, prej tyre 136 të dyshuar për korrupsion dhe 21 për terrorizëm. Në dhjetëra edicione të “Drejtësia në Kosovë” gjatë vitit 2015 janë transmetuar filmimet ekskluzive nga aksionet kyçe të policisë në luftën kundër krimit.