Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia dhe Krimi gjatë 2015-ës

Emisioni sjell detaje nga aksionet më të mëdha antidrogë, antikontrabandë, aksionet antifajde, e po ashtu reportazhet nga reagimi i policisë pas dy vrasjeve bujshme në vend-asaj në “Albi Mall” dhe në Prizren.  Reportazhi sjell rrëfimet e policëve të vënë në ballë të luftës kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve tjera kriminale.

Në vitin problematik me 272 protesta të menaxhuara nga Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë 12 224 persona, prej tyre 136  të dyshuar për korrupsion dhe 21 për terrorizëm. Në  dhjetëra edicione të “Drejtësia në Kosovë” gjatë vitit 2015-ës janë transmetuar filmimet ekskluzive nga aksionet kyçe të policisë në luftën kundër krimit.

 

 

 

Sonte në Drejtësia në Kosovë: Përmbledhja e aksioneve të Policisë

Posted by Drejtësia në Kosovë on Friday, January 8, 2016