Gazimestan - 28.06.2019

Policia demanton mediat serbe: Në Gazimestan nuk pati incidente

Policia e Kosovë ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave serbe qa e kanë paraqitur manifestimin e djeshëm të “Vidovdan-it” me incidente.

Më saktësisht ata kanë përmendur tabloidin serb Kurir, që sipas policisë ka paraqitur pamje të viteve të kaluara nga kjo festë.

“Referuar shkrimeve të medias serbe si ai dje në www.kurir ku titullohet ” Skandal në Gazimestan” ku paraqiten edhe fotografi/pamje që disa nga to nuk nderlidhen fare me manifestimin e mbajtur gjatë ditës së djeshme (28.06.2019), në Gazimestan, por janë foto shumë të hershme,  Policia e Kosovës sqaron opinionin dhe mediat e interesuara se këto publikime janë të pavërteta”, thuhet në njoftim.

Ata kanë sqaruar se se “Policia pas reagimeve të shfaqura të disa pjesëmarrësve në manifestim dhe identifikimit të një personi që barte të veshur një fanelë me fotografi të një personi të dënuar për krime lufte nga gjykata kompetente nderkombëtare, i ka sygjeruar të njëjtit që për shkak të mundësisë së shtimit të reagimeve të pjesëmarrësve të tjerë, shmangies së ndonjë keqkuptimi, të njëjten mos ta ekspozoj”.

Ata shtuan se i njëjti sygjerimet e Policisë i ka pranuar dhe vlerësuar duke hequr fanelen vullnetarisht pa asnjë lloj imponimi dhe ka vazhduar me pjesëmarrjen në manifestim pa ndonjë problem.

Policia ka bërë të ditur se manifestimi i Vidovdan-it ka përfunduar pa asnjë incident të vetëm dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë në formën siç edhe kishin ardhur.