Bllokimi i rrugës te Teatri i Gjilanit për të festuar titullin kampion të Dritës, Foto: Kallxo.com

Policia bllokon rrugën te Teatri në Gjilan (Foto)

Policia e Kosovës ka bllokuar për automjete rrugën e cila të çon te Teatri i qytetit të Gjilanit.

Në këtë pjesë kanë filluar të mblidhen mbështetësit e ekipit të Dritës për të festuar titullin kampion të Vala Superligës së Kosovës për sezonin 2017 – 2018.

Drita ka barazuar 0 me 0, në ndeshjen e fundit me ekipin e Prishtinës në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të qytetit të Pejës.

Ekipi i Dritës është shpallur kampion i Superligës së Kosovës, vetëm një herë, në sezonin 2002-2003.

Ekipi i Prishtinës, është shpallur plot gjashtë herë kampion që nga vitit 1999, duke u bërë ekipi me më së shumti tituj kampion në Kosovë. Prishtina ka qenë kampion në sezonin 2003-04 dhe dy herë fitoi dy tituj me radhë, në vitet 2007-08, 2008-09 dhe 2011-12, 2012-13.