Policia bën apel për qarkullimin në rrugë  

Të reshurat e borës gjatë ditës, ngricat në orët e mbrëmjes, gjatë natës, dhe në orët e hershme të mëngjesit nëpër rrugët e Kosovës po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme.

Policia e Kosovës kërkon përmes një njoftimi ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkelësit e ligjit të trafikut, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndëshkuese, me të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.