Policia arreston tre persona për vjedhje të pyllit

Njësitet e hetuesisë në Stacionin Policor në Shtime kanë arritur që të identifikojnë tre burra të dyshuar për vjedhje të pyllit.

Të njëjtit janë identifikuar dhe arrestuar dy ditë më parë në Shtime.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur drunjtë pa dokumentacion të cilat dyshohet se janë prerë në mënyrë ilegale.

Me vendim të prokurorit kujdestar dhe inspektorëve të pylltarisë drutë konfiskohen dhe deri sa të bëhet tërheqja  e sasisë drunore, sigurimin e bëjnë njësia policore.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.